Transmetuar më 08-03-2018, 20:07

Universiteti i Anseongut në Kinë ka finalizuar një studim mjaft interesant lidhur me sëmundjet e lëkurës. Pyetja fillestare që u ngrit nga studiuesi ishte se pse në qytet janë më të përhapura sëmundjet e lëkurës?

Me siguri që shumë prej nesh përgjigja e parë që do t’i vinte është se në qytet ajri është më i ndotur. Në fakt ky studim i ri futet edhe më në detaje dhe analizon shkaqe që janë prekur pak ose aspak në të shkuarën.

Siç dihet, në trupin tonë jetojnë miliona mikrogjallesa të cilat jo vetëm janë të padëmshme për ne, por na mbrojnë nga një sërë sëmundjesh.

Këto mikrogjallesa sulmojnë trupat e dëmshëm që afrohen në lëkurën tonë shkruan noa.al.

Pikërisht këto mikrogjallesa u morën në studim nga grupi i shkencëtarëve.

në fund  uarrit në konkluzionin se në fshat apo qytete të vogla variacioni i këtyre mikrogjallesave është më i madh, dhe kjo do të thotë se për lëkurën ka më shumë imunitet theksohet në studimin e publikuar nga revista "Advances Science".

Në studim morën pjesë 231 persona të shëndetshëm.

Ata u ndanë në dy grupe, gjysma jetonin në qytetet e mëdha si Guanzhou dhe Pekin ndërsa gjysma e personave në qytete të vogla si Kunming, Xi’an dhe Hohhot.

Pikërisht personat në këtë grup kishin një numër më të lartë mikrogjallesash që shërbenin si mbrojtje ndaj sëmundjeve./a.m./noa.al/