Transmetuar më 08-03-2018, 20:41

Shpesh herë kemi dëgjuar për ndëshkimet dhe privimet nga shumë liri të grave të Arabinë Saudite.

Por ka edhe nga to gra të guximshme në këtë vend.

Njëra prej tyre ka guxuar madje të dhunojë punëdhënësin e saj në mënyrë mjaft të ashpër. Ngjarja ka ndodhur në Jeddah, në lokalin e qytetarit Abu Zaidi.

Gjithçka është fiksuar nga kamera e sigurisë teksa gruaja që punonte aty ka nisur papritur të sulmojë me shkelma pronarin.

Ai duket i surprizuar dhe thjesht mbrohet nga shkelmat. Nuk dihen ende motivet që e çuan gruan drejt kësaj skene dhune./a.m./noa.al/