Transmetuar më 08-03-2018, 21:10

Pas 4 ditësh policia greke identifikon trupin e 36 vjeçarit shqiptar të vrarë me armë zjarri. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin Artemida në rajonin e Atikës ditën e dielë.

Ai u qëllua me pesë plumba në një rrugicë pranë varrezave.

Policia greke nuk ka bërë të ditur emrin e tij, por mësohet se kanë qenë familjarët e tij ata që shkuan dhe e konfirmuan në morgun e qytetit.

Ditën e vrasjes atij iu gjet në xhep një kartë identiteti e falsifikuar.

Karta kishte emër grek, por fotografia e shqiptarit nuk korrenspondonte.

Sipas policisë ky emër i përkiste një shtetasi grek nga zona e Holargos.

Pas verifikimit të shenjave të gishtrinjve policia zbuloi se karta ishte e falsifikuar.

36 vjeçari ndërroi jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës./m.sh/noa.al/