Transmetuar më 08-03-2018, 21:28

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar shkrimin e një reviste amerikane sipas së cilës lideri i selisë blu është i lidhur me disa rusë që lobuan për të në SHBA.

Artikulli në fjalë është cilësuar nga Basha si një mashtrim i pastër i orkestruar nga kryeministri Rama.Në studion e emisionit Opinion, Basha deklaroi se ky artikull vjen në një kohë, që Shqipëria është mbushur me drogë, dhe për të hequr vëmendjen është stisur kjo histori.

“Është një gazetë  e majtë, ka një axhendë politike. Kush e ka lexuar artikullin. Partia Demokratike i ka publikuar të gjitha fondet, 125 mijë dollarë për dy kompani lobimi janë të publikuara në KQZ. Partia Demokratike ka shpenzuar atë që ka deklaruar dhe ka deklaruar atë që ka shpenzuar. PD dhe unë mbaj përgjegjësi për atë që Partia Demokratike ka lobuar dhe ka paguar. Deklarimet janë publike, janë deklaruar në Departamentin e Shtetit dhe në Thesar. Ky është një investigim është i mbushur me insinuata për të arritur në një konkluzion që është parashtruar nga Edi Rama”, tha Basha./a.m./noa.al/