Transmetuar më 08-03-2018, 22:18
Sot ishte 8 Marsi dhe personazhet e njohur kanë ndarë në rrjetet sociale urime të ndryshme për nënat dhe femrat e rëndësishme të jetës së tyre.
Një prej tyre ishte edhe Bes Kallaku, aktori i njohur i humorit.
Ai publikoi sot një urim të veçantë për nënën, gjyshen dhe bashkëshorten e tij.Por duket se ka krijuar qejfmbetje te motra e tij.
“Po mua lopa më ka bërë? Hajt se flasim zemra e motrës”, ka shkruar Ana Kallaku.
Por duket se Besi ka patur një arsye të fortë që nuk e ka përfshirë Anën.
“Ti je akoma e vogla ime, ajo që të rrita unë, edhe nuk të shoh dot si grua, por si e vogla e ‘bait vet’. Të do vëllai shumë”, theksoi i përgjigjej Besi./a.m./noa.al/