Transmetuar më 08-03-2018, 22:53

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në orën 21:30 në aksin rrugor Vau Dejës-Hajmel.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku kanë konstatuar se një motorçikletë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorit, V.P., 21 vjeç, i cili është dëmtuar në kokë dhe po dërgohet për tek Spitali i Traumës Tiranë.

Ndërsa pasagjeri shtetasi E.M., 23 vjeç, banues në Laç Vau Dejës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrathanave të aksidentit./a.k/noa.al/