Transmetuar më 08-03-2018, 23:18

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ka lëshuar akuza të forta kundër vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës.

Basha ka deklaruar se çështja e kapjes së një sasie rekord prej 613 kg kokainë, është një çështje e ngjashme me Xibrakën.

Basha tha se atje operonte një laborator i kokainës, e cila u zbulua nga autoritetet gjermane, por në momentin që iu dha informacioni autoriteteve shqiptare, u kapën vetëm disa persona të nivelit të dytë, ndërsa kapot shpëtuan.

Ai u shpreh, referuar informacioneve të TIMS, një nga bosët kryesor u largua nga Qafë Thana, me një automjet të përshtatur për trafikun e drogës, me praninë e vëllait të kryeministrit; Olsi Rama.