Transmetuar më 09-03-2018, 16:52

Një 20-vjeçar ka shokuar opinionin publik shqiptar së fundmi, pasi dyshohet se ka përdhunuar një të moshuar 70-vjeçare.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në tetorin e vitit të kaluar në Fushë-Kosovë, ku 20-vjeçari me iniciale A.H, dyshohet se është futur në shtëpinë e së moshuarës pasi është prezantuar si punonjës i Korporatës Energjitike të Kosovës, dhe ka kërkuar të kontrollojë sahatin.

Ai është ngjitur në katin e dytë të shtëpisë dhe e moshuara e ka ndjekur për të kontrolluar çfarë po bënte, shkruan JOQ.Aty, dyshohet se i riu, i cili rezulton i martuar, e ka përdhunuar 70-vjeçaren.

Materialet për çështjen i kanë kaluar prokurorisë dhe sakaq, pritet që gjykata të marrë vendimin për masën ndaj 20-vjeçarit. /k.k/noa.al/