Transmetuar më 09-03-2018, 17:06

Dita e sotme ka qenë një ditë e zezë, pasi në tre raste të veçuara kanë humbur jetën në rrethana tragjike katër persona.

Dy persona u vranë sot në Fshatin Plloqicë të Malishevës, në Kosovë, në rrethana ende ta paqarta për policinë.

Sipas dëshmitarëve, disa persona tentuan të plaçkisin familjen Maloku, dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllezërve, Shani e Bahri Maloku, shkruan BotaSot.

Rasti tjetër i vdekjes në rrethana tragjike u shënua në Gjakovë, ku një 45-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri për arsye të panjohura.

Ndërkohë, gjatë orëve të pasditës, një aksident rrugor i ka marrë jetën një personi. Në përplasje u përfshinë nje kamion dhe një makinë tketër tip “Opel”. /k.k/noa.al/