Transmetuar më 09-03-2018, 21:37

Teksa nga Bashkimi Evropian pritet të avancohen në lidhje me negociatat greko – maqedonase, mediat greke zbulojnë se Kotzias ka gati emrin e ri që do i propozojë Maqedonisë.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka prezantuar pikat kryesore të propozim-marrëveshjes që do t’i dorëzohet Shkupit për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë.

Një nga propozimet që përmendeshin në mediat greke janë Maqedonia e Epërme apo siç duan ta pagëzojnë në origjinal Gorna Makedonija. Por në tryezë janë edhe propozime të tjera.

Pritet që në ditët në vijim Kotzias të zhvillojë një vizitë në Shkup.

Vizitën e kryediplomatit grek e konfirmon edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, pa dhënë detaje për përmbajtjen e propozimit grek.