Transmetuar më 12-03-2018, 12:33

Policia e Tiranës, del me deklaratë zyrtare lidhur me shpërthimin e ndodhur paraditen e sotme në një dyqan celularësh, me pasojë një person të plagosur.

Bëhet me dije se rreth orës 10:40, në rrugën “Qamil Guranjaku” në një dyqan celularësh në pronësi të 34-vjeçarit Gentian Hoxha, i cili ishte duke punuar dhe në punë e sipër ka ndodhur një shpërthim nga lënde ende e papërcaktuar.

Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale. Nënvizohet se Hoxha ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur në tavolinën e punës.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Pamjet e rënda nga shpërthimi në Tiranë, kush është i plagosuri

Shpërthim në një dyqan celularësh në Tiranë, plagoset një person