Transmetuar më 12-03-2018, 13:30

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi që ndodhi paraditen e sotme në Tiranë. Dyshohet se i riu Gentian Hoxha i cili mbeti i plagosur montonte mina në celular.

Sipas informacioneve paraprake mendohet se ai ishte duke montuar një minë dhe ajo i shpërtheu në dorë. Ai ishte duke punuar në momentin e shpërthimin. 

Shpërthimi ka ndodhur pranë Drejtorisë së Higjienës në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, në rrugën “Qamil Guranjaku” në një dyqan celularësh në pronësi të 34-vjeçarit Gentian Hoxha, i cili ishte duke punuar dhe në punë e sipër ka ndodhur edhe shpërthimi nga lënda ende e papërcaktuar.

Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale. Nënvizohet se Hoxha ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur në tavolinën e punës.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërsa sipas zëdhënësit të policisë nuk ka qenë një shpërthim me eksploziv, por ende nuk është konfirmuar totalisht./b.l/noa.al/

Shpërthimi me një të plagosur në Tiranë, policia tregon si ndodhi: Nuk ishte eksploziv

Pamjet e rënda nga shpërthimi në Tiranë, kush është i plagosuri

Shpërthim në një dyqan celularësh në Tiranë, plagoset një person