Transmetuar më 17-03-2018, 09:30

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias është kërcënuar nëpërmjet një fisheku mitralozi kundërajror që i është dërguar në zarf.

Zarfi ka mbërritur në fillimjavë në ministri, ku krahas fishekut kishte dhe një letër.

Letra kishte të bënte me negociatat mes Greqisë dhe Maqedonisë, e cila u është dërguar shërbimeve të sigurisë.

Kujtojmë se ky është kërcënimi i tretë për Kotzias, ndërsa në muajin shkurt i janë dërguar gjatë muajit shkurt.

Në lerën e parë thuhej se “kemi tre plumba për ty” dhe secili prej tyre, detajohej me pjesë të ndryshme të hapësirës së zonës së Maqedonisë në Greqi.

Ndërkohë në letrën e dytë, ishin shkruar ofendime për ministrin dhe deputetët, ku thuhej se kontrolli i parlamentit duhet të merret nga ushtria. /a.y/noa.al