Transmetuar më 17-03-2018, 21:41

Një person i ikur nga kjo botë po përcillej për në banesën e fundit, por arkivoli ku ishte vendosur, u hap në mes të rrugës duke prishur funeralin dhe tmerruar njerëzit përreth.

Gjithçka ndodhi në Qipro, rrugës për në varrezat e kryeqytetit, raporton noa.al duke cituar mediat vendase.

Pamjet video që shikoni më poshtë, tregojnë momentet teksa kortezhi mortor ishte duke përshkuar rrugën drejt varrezave.

Në një moment, dera e makinës së funeralit hapet krejt papritur dhe arkivoli në të rrëzohet përtokë.

Shoferi ndali makinën dhe bashkë me të tjerë, mblodhën arkivolin për të vazhduar funeralin e të ndjerit. /noa.al/