Transmetuar më 21-03-2018, 12:17

Rikthehet gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Në seancën e sotme parlamentare kur pritej të votohej Demarkacioni për kufirin me Malin e Zi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur gaz lotsjellës.

Kjo bëri që drejtuesi i seancës Kadri Veselit të ndërpresë punimet e Kuvendit.

Kanë qenë dy deputetët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli ata që hodhën gazin lotsjellës, në momentin që do niste votimi.

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, prej kohësh shoqërohet me debate në Kosovë, duke sjellë shtyrjen me disa herë të seancave të votimit, për shkak se nuk sigurohen 80 votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes. /a.y/noa.al