Transmetuar më 30-03-2018, 08:27
Një person i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u hedhur nga kati i shtatë i një ndërtese.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e enjte, në Skënderaj të Kosovës.
Viktima është 77-vjeçari me iniciale B.Th., i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e dëmtimeve të marra.
Lidhur me shkaqet që e kanë shtyrë të ndjerin ti japë fund jetës hetimet janë në vijim.
Sakaq për të zbuluar më shumë, po merren në pyetje të afërmit e viktimës. /a.y/noa.al
Foto ilustruese