Transmetuar më 30-03-2018, 10:43

Firma e njohur e makinave tërheq mbi një milion automjete nga tregu, për shkak të një defekti serioz.

Bëhet fjalë për Toyota, e cila ka lajmëruar se do të tërheqë 1.1 milion mjete për shkak të një defekti në airbag.

Më konkretisht bëhet fjalë për një defekt në produktet e prodhuara nga furnitori japonez “Takata”.

Aribagët, në rast të një përplasje dhe hapje, mund të nxjerrin me vete edhe grimca metali.

Bëhet me dije se airbagët me defekt, kanë shkaktuar më shumë se 20 të vdekur në të gjithë botën, shkruan noa.al.

Toyota do të tërheqë nga tregu 249 mijë mjete në Japoni dhe 210 mijë mjete në Europë.

Modelet që do të tërhiqen janë ‘Alphard’, ‘Vellfire’, ‘Corolla Rumion’, ‘Noah’ dhe ‘Voxy’. /a.y/noa.al