Transmetuar më 06-04-2018, 07:44

Një person është ekzekutuar me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e një konflikti të ndodhur mbrëmjen e lënë pas.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Reçicë të Vogël të Tetovës, Maqedoni.

Mësohet se personi i vrarë është Naip Rexhepi nga Kumanova, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e dëmtimeve të marra.

Krahas tij i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër nga Kumanova, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se atentatorët, të cilët udhëtonin me makinë, ndërsa u kanë dalë para viktimës dhe të plagosurit.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia vijon hetimet. Ministria e Brendshme deklaroi se ka arrestuar katër persina, njëri prej të cilëve një shtetas i Shqipërisë, ndërsa pritet që të jepen detaje mbi ngjarjen.

Incidenti ndodhi 300 metra nga selia e partisë shqiptare në pushtet BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) dhe se personat e përfshirë në këtë ngjarje ishin aktivistë të kësaj partie. Mediat raportuan se incidenti ka shpërthyer për motive politike, por BDI përmes një komunikate përgënjeshtroi këtë, duke deklaruar se personat nuk kanë qenë në selinë partiake dhe se incidenti nuk ndërlidhet me subjektin e tyre politik./a.y/noa.al