Transmetuar më 08-04-2018, 22:24

Një fëmijë 11-vjeçar është rrëmbyer gjatë mbrëmjes së sotme në Kosovë.

Mësohet se rrëmbimi ka ndodhur në qytetin e Shtimes, rreth orës 19:00.

Mediat vendase shkruajnë se lajmi është konfirmuar edhe nga Policia në Ferizaj.

Mësohet se ai është rrëmbyer me një makinë, ndërsa familjes së 11-vjeçarit për lirimin e tij i janë kërkuar 50 mijë euro.

Xhaxhai i të miturit ka folur për mediat vendase duke thënë se 11 vjeçari po luante me një djalë tjetër kur është marrë nga disa persona me një makinë që po kalonte afër.

“Nëse nuk ban 50 000 euro E… mos e kerko ma”, thuhet në mesazhin që kanë dërguar grabitësit.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar./a.k/noa.al/