Do të varroset sot në Shkup aktorja me origjinë shqiptare Adea Shabani, e cila u gjend e vdekur rreth një muaj pasi u zhduk nga banesa e saj në Los Anxheles, Amerikë.
Trupi i pajetë i Adea Shabanit, ka arritur në vendlindjen e saj. Ajo do të varroset sot në orën 14:00, në varrezat e Butelit.
“Adea Shabani nesër e ka varrimin në ora 14:00 në varrezat e Butelit në Shkup. Mbledhja komemorative është në Aleksandar Palace në ora 10:00”, thuhet në njoftim.
Rreth një muaj pasi nëna e saj bëri denoncimin për zhdukje, aktorja shqiptare u gjet e vdekur dhe e groposur.
Sipas policisë i dyshuar kryesor për vrasjen e saj është aktori Christopher Spotz, që ishte njëkohëisht edhe i dashuri i Adelës.
Spotz një javë para se të gjendej trupi i Shabanit, vrau veten pasi zbuloi se po ndiqej nga forcat e policisë së Los Anxhelesit./m.sh/noa.al/