Transmetuar më 17-04-2018, 20:05

Këngëtarja e njohur Elsa Lila, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Itali, është vënë në qendër të një akuze nga kompozitori Genti Lako.

Ai ka reaguar ashpër pas projektit të fundit të këngëtares duke e akuzuar atë për vjedhjen e produksionit të tij.

Bëhet fjalë për këngën e interpetuar nga Eranda Libohova në formën origjinale, “Buzët më ishin tharë”, e kompozuar nga Lako.

 “Miqtë e mi, mbas ‘Zonja dhe zotërinj’ që më vodhën në Serbi pa të drejta, ma vodhën dhe këtë këngë. Nuk i kam dhënë leje ta këndojë. Turp që e merr pa leje. As me vdek s’po na lejnë rehat!” ka shkruar kompozitori.

Lako thotë se ripërpunimi i këngës në versionin italian ishte bërë pa lejen e tij./a.m./noa.al/