Transmetuar më 18-04-2018, 20:34

Skënderbeu – Laçi do të jetë finalja e Kupës së Republikës në futboll.

Korçarët e Skënderbeut pasi u mposhtën dy javë më parë në shtëpi 0 – 1 nga vlonjatët, sot morën revanshin duke triumfuar 0 – 2 në fushën e këtyre të fundit, duke siguruar në këtë mënyrë edhe biletën për në finale.

Gjatë gjithë lojës korçarët ishin më superiorë duke rrezikuar herë pas here portën, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Me fillimin e pjesës së dytë Skënderbeu shënoi 2 herë, fillimisht me Ali Soue dhe më pas me Bakari Nimaga.

Vlonjatët tentuan të shënoni të paktën një gol për të shkuar në finale, por nuk e konkretizuan.

Ndërsa në takimin tjetër që u luajt në orarin e drekës në Kukës, mes vendasve dhe miqve të Laçit, ndeshja u mbyll me rezultatin 1 – 1.

Fillimisht në pjesën e parë shënoi Sidrit Guri për Kukësin, ndërsa 10 minuta nga fundi Rexhinaldo barazoi shifrat.

Laçi u bë skuadra e parë që shkoi në finale pas golit në fushën kundërshtare, ndeshja e parë në Kurbin ishte mbyllur me rrjeta 0 – 0./m.sh/noa.al/