Transmetuar më 18-04-2018, 20:59

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajneri i Flamurtarit. Pas eliminimit nga gjysmëfinalja e kupës tekniku mori vendimin për të dhënë dorëheqje.

Trajneri Duro, duke folur për “Supersport” pas gjysmëfinales së humbur në Kupën e Republikës përballë Skënderbeut, ka theksuar se merr të gjitha përgjegjësitë për rezultatet negative të kohëve të fundit, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

“Mund t’iu them se kam marrë një vendim, e ai është se nuk do jem më trajner i Flamurtarit. Duke pasur parasysh ndeshjet e fundit, rezultatet negative, por edhe eliminimin e sotëm, them se duhet të marr përgjegjësinë plotësisht mbi mua”, është shprehur ai.

Një super skuadër në 5 muaj nuk mund të katandiset në një skuadër të dobët. A mos ka ndonjë arsye?

Nuk ka asnjë rrethanë dhe arsye. Skuadra rrëshqiti në faqen e tretë. Gjatë gjithë sezonit faktori i parë ka qenë arbitrimin. Në fazën e tretë kemi pasur mungesa. Ndërsa në fazën e tretë ka qenë përgjegjësia e jonë. Ky vendim nuk do i pëlqejë zotit Idrizi. Por për të mirë të klubit është mirë që unë të largohem. Unë shikoj një skuadër që ka humbur besimin. I marrim golat shumë lehtësisht. Skënderbeu ka kualiteti dhe ka një sulmues të jashtëzakonshme si Soue, që e shpëton skuadrën në çdo moment. Me Souenë, çdo trajner do e kishte shumë të lehtë. Ai ka qenë protagonist i suksesit të Skënderbeut.

Trajneri i ri e ka mundësi të ndryshojë?

Unë e lë Flamurtarin në vendin e 6-të, që është 2-3 pikë larg zonës Europiane. Nuk e ka marrë siç e mora unë vjet Flamurtarin. Këtë situatë unë nuk mund ta përballoj dot./m.sh/noa.al/