Transmetuar më 19-04-2018, 10:42

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori fjalën në seancën e sotme parlamentare, për të folur për rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë nga ana e Komisionit Europian.

Ai tha se pavarësisht bindjes, para se të jenë demokratë apo socialistë, të djathtë apo të majtë, myslimanë apo të krishterë, shqiptarët janë europainë dhe duan të jenë europainë dhe se jo vetëm aspirojmë Europën, por edhe Europa mbetet e vendosur të na bëjë pjesë të saj.

“Europa e bashkuar po tregon se është e vërtetë në vlerat e saj dhe se është e vendosur të bashkojë gjithë Europën rreth këtyre vlerave. Me këtë qeveri dhe Kryeministër, rruga europaine është më e domosdoshme se kurrë për Shqipërinë. Integrimi është e vetmja mënyrë që kemi sot për të ndërtuar një demokraci të vërtetë dhe një shtet të së drejtës. Rruga evropiane është e vetmja mënyrë për të çliruar Shqipërinë nga krimi dhe roga. ndaj PD e ka kërkuar prej shumë kohësh hapjen e negociatave me BE”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se rekomandimi është shpëtim nga katastrofa sociale, ekonomike dhe politike që pret vendin.

Duke shprehur mirënjohje për KE, është e qartë sipas tij, se sot nuk është momenti për festë por vetëdijësim për gjendjen ku jemi dhe hapat që duhet të ndërmerren për çeljen e negociatave.

“E para që duhet të bëjmë sot është të ndalojmë rrëshqitjen e vendit në autokraci. Rama kontrollon vendin, mediat e gjithçka. Në Shqipëri nuk ka më investime dhe shkëmbime me vendet perëndimore si më parë, ndërkohë që po mendohet për rikthimin e vizave”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se e ktheu vendin në zonë të lirë për krimi dhe se për rrjedhojë Shqipëria eksporton sot vetëm drogë, krim dhe emigrantë.

Por Basha nuk la pa komentuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili pas disa muajsh nën hetim si i përfshirë për trafik droge, rikthehet në Kuvend si deputet i pavarur dhe pritet të marrë fjalën.

Ai tha se Edi Rama pikërisht në ditën e rekomandimit të negociatave pati kruajon dhe mbrojti trafikantin e drogës Saimir Tahiri, duke thënë se mos arrestimi i tij u bë duke ndjekur rekomandimin e Komisionit të Venecias.

“Shqipëria duhet të luftojë seriozisht krimin dhe korrupsionin. I vetmi tregues nuk është numri i ligjeve, por numri i kriminelëve të futur në burg. Kjo është sfida jonë për të bërë të mundur që në qershor të hapen negociatat. Ndaj rekomandimi nuk është rast për festë. Sot është dita të zgjedhim, të sillemi dhe qeverisim si europianë”, deklaroi Basha.

Ai shtoi se, salla e parlamentit sot me Saimir Tahirin brenda dhe kuksianët në burg është shprehja më e qartë se ky parlament i dalë me paratë e drogës dhe krimit është pengesa kryesore për integrimin. /a.y/noa.al