Transmetuar më 19-04-2018, 12:34

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shpërthyer sot në një prononcim për gazetarët, ku teksa ka garantuar se i intereson vetëm drejtësia, ka përdorur shprehjen e famshme të Ramës, duke thënë se “nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë”.

"Kur të kem diçka për të thënë do vij. Për mua ishte ditë e lumtur që më filmoi Saliu. Kam motiv ta mirëkuptojë njeriun që fshiu filmimet e kryeministrisë në 21 janar dhe sot më filmoi mua. Nuk fola se nuk ishte opozita. As më mbron njeri dhe as dua njeri të më mbrojë. 

Unë… për mua ka vlerë e vërteta dhe askush që nuk mund ose ta them ndryshe që të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Se besoj se do ketë bir nëne apo bir kur*e që të më ndalojë për të bërë drejtësi", u shpreh Tahiri.

Tahiri u përjashtua nga radhët e PS, pas hetimeve ndaj tij si i përfshirë në trafik droge, i dyshuar i lidhur me bandën e “Habilajve”.

Edhe një javë më parë ai kërkoi fjalën, por nuk mundi të flasë, për shkak të tensionimit të seancës, pasi opozita hodhi miell, vezë e ujë drejt Kryeministrit Edi Rama, ku kërkoi lirimin e të arrestuarve për Rrugën e Kombit.

Tahiri u përjashtua nga grupi i PS, në tetor të vitit 2018, ku Kryeministri Edi Rama deklaroi se “do të jetë deputet i lirë” dhe le të kërkojë të vërtetën e tij me drejtësinë./b.l/noa.al/