Transmetuar më 19-04-2018, 12:49

Nga dita në ditë WhatsApp sjell risi të reja për përdoruesit për të lehtësuar punën e tyre dhe së fundmi do t’i lejojë ata të kthejnë përsëri foto e videot e fshira.  

WhatsApp ka shtuar disa rregullime të reja, të cilat lejojnë rregullimin e gabimeve dhe kthimin e skedarëve të fshirë të medias.

Më herët, përdoruesit nuk ishin në gjendje të shkarkonin skedarët e fshirë specifik të dërguara në WhatsApp. Por tani aplikacioni i mesazheve ju mundëson të shkarkoni edhe skedarë të tillë. 

WABetaInfo raporton se WhatsApp tani lejon përdoruesit të shkarkojnë përsëri median e fshirë, të tilla si imazhe, video, GIF, mesazhe zanore dhe dokumente.

Në një raport të publikuar nga kompania, u tha se, ky funksion i ri u prezantua në përditësimin e ri të WhatsApp, fillimisht ishte vetëm për telefonat android, por tashmë ka ardhur edhe për të tjerët.  

Megjithatë, aplikacioni nuk na lejon të shkarkojmë skedarë medialë që janë shumë të vjetër, në vend të kësaj, na kërkon që t’i dërgojmë një kërkesë dërguesit për të ridërguar përsëri mediet. Ky tipar i ri ka ardhur menjëherë pas kritikave me të cilat ballafaqohet Facebook. /b.l/noa.al/