Transmetuar më 19-04-2018, 14:29

Boronica, përveç aftësive shëruese ka edhe veti antioksiduese, antikancerogjene dhe të mbron nga sëmundjet koronare.

Zbulimi është bërë nga një grup shkencëtarësh italianë dhe është publikuar në “Journal of food composition and analysis”.

Këto cilësi të këtij fruti i dedikohen përmbajtjes së një substance që quhet “glycosides flavonols”.

Vlerat ushqyese zvogëlojnë rrezikun e çrregullimeve neurodegjenerative, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Disa arsye pse duhet t’i konsumoni:

Ngadalësojnë plakjen e trurit- Ato janë të pasura me antioksidantë dhe përmbajnë flavonoid antocianinë, i cili ngadalëson plakjen e qelizave të trurit. Ato kontribuojnë për mësim më të mirë, përmirësimin e aftësive motorike dhe ngadalësojnë çmendurinë.

Mbrojnë zemrën- Këto fruta përmbajnë substanca që reduktojnë rrezikun e akumulimit të depozitave yndyrore dhe për këtë arsye mbajnë larg sëmundjet e zemrës. Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër, veçanërisht në femra.

Boronicat për imunitet më të fortë- Boronicat janë të pasura me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar në atë mënyrë duke neutralizuar efektet e radikaleve të lira. Në këtë mënyrë reduktohen efektet e dëmshme të toksinave që hyjnë në trup.

Rregullojnë sheqerin në gjak- Ato janë të pasura me vitaminë C dhe janë një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, e cila është arsyeja pse rekomandohen për diabetikët.

Boronicat kundër rrudhave- Boronicat janë të pasura me polifenole dhe antioksidantë që ruajnë elasticitetin e lëkurës, nxisin prodhimin e kolagjenit dhe reduktojnë rrudhat.