Transmetuar më 19-04-2018, 16:32

Gratë që vuajnë nga një gjendje kronike e cisteve të vezores janë më të ndjeshme ndaj çrregullimeve të shëndetit mendor.

Sipas një studimi të gjatë është arritur në përfundimin se gratë që preken nga këto ciste janë gjithashtu më të rrezikuara që të lindin fëmijë me autizëm ose çrregullime ADHD.

Sindroma e vezores policistike, që mund të jetë e dhimbshme dhe të shkaktojë infertilitet, është një nga problemet më të përhapura shëndetësore që prek zakonisht gratë e reja.

Studimi nga Universiteti Cardiff konfirmon lidhjen mes shëndetit mendor si për nënën ashtu edhe fëmijën, por nuk përcakton qartë cila gjendje mund të shkaktojë tjetrën.

Nuk dihet saktësisht se çfarë i shkakton cistet në vezore, madje, shpesh shumë gra as nuk e kuptojnë se i kanë ato. Cistet e vezores janë qese të mbushura me likid në vezore ose “qese me ujë” në vezore.

Gratë me sindromën e vezores policistike kanë nivele më të larta të hormonit mashkullor (androgjen) dhe për të këtë arsye kanë perioda të çrregullta, qime në fytyrë, akne etj.

Shkaqet e krijimit të cisteve

Shumë hulumtues kanë thënë se shkaktari i këtyre cisteve është pjesërisht edhe debalancimi hormonal. Shkak i debalancimit hormonal mund të jenë disa rrethana të ndryshme: përbërja e dobët imunologjike, toksinat në mëlçi, insulina, ushqimi, stili i jetesës dhe stresi i madh. 

Cistat mund të identifikohen lehtë nëpërmjet simptomave. Shfaqen me një dhimbje të lehtë gjatë marrëdhënieve seksuale, me mosmundësi të mbetjes shtatzënë, me dhembje në barkë. Shumë cista në periudha të caktuara pëlcasin vetvetiu. Te cistet e vogla shërimi natyral mund të ndihmojë, ndërsa te rastet e rënda ndoshta do të jetë i nevojshëm operacioni./b.l/noa.al/