Transmetuar më 19-04-2018, 18:53

Prej më shumë se një muaji, 21-vjeçarja Marjana Cmeta qëndron pas hekurave në burgun e grave, pasi policia zbuloi krimin e rëndë që ajo kishte bërë një vit më parë, duke helmuar vjehrrën e saj Lirije Lami.

Por pasoja e asaj ngjarjeje duket se i vuan sot edhe foshnja që Marjana solli në jetë me djalin e Lirije Lamit, tashmë ish-bashkëshort i saj.

Marjana refuzoi të mbajë në qeli fëmijën e saj, gjë të cilën e lejon ligji. Por, ajo ka siguruar një leje të posaçme nga Drejtoria e Burgjeve dhe çdo ditë i sjellin në burg vajzën 7-muajshe për ta ushqyer me gji.

Familjarët e Marjanës që po mbajnë vajzën e çojnë atë çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 15:00.

Ndërkohë, Olti Lami, babai i foshnjës ende nuk i ka dhënë atësinë dhe nuk dihet nëse do ta bëjë pas zbulimit të historisë së vërtetë se si humbi jetën nëna e tij./a.m./noa.al/