Transmetuar më 19-04-2018, 19:15

Të konsumoni fruta të ngrira rrezikoheni nga Hepatiti A.

Ky është përfundimi i arritur pas një hulumtimi të kryer nga Instituti kundër Infeksioneve dhe Imunitetit në Melburn.

Kërkimi është bërë pasi disa persona shfaqën probleme nga konsumi i shegëve të ngrira.

Sipas shkencëtarëve, në kokrrat e ngrira të shegës qëndrojnë baktere infektuese.

Pas konstatimit të këtyre rasteve, në SHBA autoritetet kanë marrë masa duke nisur fillimisht një fushatë sensibilizimi.

Konsumatorët janë këshilluar të shmangin konsumin./a.m./noa.al/