Transmetuar më 19-04-2018, 19:22

Përfshihet nga zjarri ashensori i një pallati në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një godinë në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet gjatë pasdites.

Fatmirësisht në momentet e rënies së flakëve në ashensor nuk ndodhej askush, duke shmangur dëmet në njerëz.

Ashensori ishte i ndaluar në katin e parë në momentin e rënies së flakëve.

Zjarrfikësja mbërriti në vendngjarje dhe bëri të mundur shuarjen e zjarrit.

Parapraksiht mendohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e vajit të ashensorit.

Para pak kohësh në një pallat në zonën e Freskut në Tiranë një nënë e re humbi jetën pasi u bllokua brenda ashensorit të përfshirë nga flakët./a.m./noa.al/

 foto ilustruese