Transmetuar më 19-04-2018, 19:46

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi, afër qytetit të Samaras.

Një lokal i ngritur mbi një konstruksion metalik në bregun e lumit Vollga, papritur u shkëput dhe nisi të lundrojë.

Në ato momente brenda restorantit ndodheshin shumë klientë që kanë kaluar momente tmerri.

Fatmirësisht struktura nuk u fundos dhe nuk pati persona të lënduar.

Autoritetet rimorkiuan restorantin dhe e sollën drejt bregut, duke sjellë në tokë të sigurt të gjithë klientët.

Ndaj pronarëve të restorantit ka nisur një hetim për respektimin e rregullave të sigurisë./a.m./noa.al/