Transmetuar më 19-04-2018, 21:45

Policia e Fierit ka lëshuar një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje për një grua 43-vjeçare e cila dhunohej nga kunati i saj.

Policia procedoi në gjendje të lirë shtetasin me inicialet K.I. pas denoncimit që bëri kunata e tij, edhe ajo 43-vjeçare.

Sipas denoncimit, gruaja deklaroi në polici se vëllai i burrit të saj e kishte dhunuar disa herë.

Në kushtet kur ajo është ndjerë e kërcënuar për jetën ka shkuar në polici ku ka rrëfyer historinë.

Uniformat blu lëshuan urdhër mbrojtjeje ndërkohë po kryejnë veprime shtesë hetimore./a.m./noa.al/