Transmetuar më 19-04-2018, 22:16

Një 33-vjeçare nga Tirana ka kërkuar ndihmë në polici pasi dhunohej nga nipi i saj 16-vjeçar.

Policia procedoi të miturin me inicialet B.G. i cili për arsye ende të panjohura dhunoi fizikisht tezen e tij.

Kjo e fundit, e denoncoi në polici të miturin e cila ka nisur procedim në gjendje të lirë.

Ndërkohë, 33-vjeçarja është pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Policia ndërkohë ka referuar dosjen në Gjykatën e Tiranës “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”./a.m./noa.al/