Transmetuar më 19-04-2018, 22:35

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar çdo mundësi për ndryshime në qeveri.

Shefi i ekzekutivit tha se qeveria është e re dhe për momentin nuk shikon mundësi për ndryshime.

Ai shpjegoi në një intervistë për "RealStory" me Sokol Ballën se ministrat gjykohen mbi bazë të rezultateve e objektivave.

"Nëse kryeministri vendos ose nuk vendos lidhur me një temë të tillë kjo është gjykim. Së pari qeveria është e re. Së dyti unë qeverinë dhe ministrat i gjykoj në bazë të rezultateve. Ne kemi mekanizma që në kohë reale ndjekin çdo ministër.

Po të vini në katin e dytë tek kryeministria do të shihni që puna e ministrive ndiqet në ekran, rezultatet shihen në bazë të objektivave. Kështu që kemi kontrata të nënshkruara, performancat me ministrat. Nuk shoh arsye për ta hapur këtë temë sepse qeveria është e re dhe po bën punën", tha Rama.