Transmetuar më 19-04-2018, 22:57

Gazetari Arjan Çani i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se BE-ja nuk mund t’i hapë negociatat një vendi që i fiken dritat dhe uji çdo ditë.

“Le të supozojmë një moment që do ta çojë Shqipërinë në Moskë. Ai ka bllof. A ka realisht një rrezik rus në Shqipëri? Unë mendoj se jo, në rajon po! Kjo është lojë brilante e Edi Ramës. Ti mendon se ne e meritojmë? BE ka ca standarde minimale nuk mund t’i japë autorizim një vendi ku vazhdon të ikë uji dhe dritat çdo ditë”, ka thënë Çani.

Ai ka vijuar më tej duke thënë:

“Në qoftë se ne do e meritonim sado pak, nuk mund ta imagjinojmë t’i japë rekomandimin një vendi si Shqipëria. Ky është një vend totalisht i mbaruar”./a.k/noa.al/