Transmetuar më 19-04-2018, 23:21

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një lidhje telefonike për "360 Gradë" në Ora News, u pyet nëse i trembet ndonjë arrestimi për llogari të integrimit, duke deklaruar se nuk do ta lejonte këtë, por pa dhënë sqarime të tjera.

Myftaraj: Ju jeni jurist dhe e dini që politikanët e nivelit të lartë futen në burg me teorema politike. Mos ndoshta me rekomandimin për negociatat duhet arrestime ekselente.

Tahiri: Nuk shoh asnjë rrezik. E para nuk arrij ta konceptoj si mund të ketë një zgjidhje me "koka turku" dhe as që më duket se Shqipëria shkon gjëkundi me historinë e kokave të turkut. Ky është një hesap tjetër. E sigurt është që nuk do të lejoj të më ndodhi mua një gjë e tillë dhe jam i dedikuar vetëm për të vërtetën. Nuk besoj që është e kollajtë të bëhet kush edhe unë jo e jo, kokë turku.

Zheji: Cili është instrumenti?

Tahiri: Sepse besoj tek e vërteta ime dhe pse besoj se do t’i shkoj deri në fund. Këto të tjerat me koka turku, jo llogari politike që të blihet integrimi me mua, nuk i besoj dhe jam i qetë.

Dyrnjaja: Kë keni parasysh kur thatë se nuk do të lejoni bir nëne dhe bir kurve…

Tahiri: Për t’i shkuar deri në fund të vërtetës dhe për të mos u ndalur përpara asgjëje.

Çani: Me apo pa të drejtë, a mund ta di me tre fjalë; ke ndërmend të rikthehesh prapë në strehën tënde pa prozhektor pa drita në jetën tënde private apo do të vazhdosh jetën politike.

Kalaja: A është e vërtetë që keni takuar një prej miqve të kryeministrit ditën e djeshme dhe keni dërguar një mesazh të koduar.

Tahiri: Është e gjitha një përrallë si ato që sajon doktori shpesh.

Gjokutaj: Dimë qëndrimin tuaj që ky proces është inegzistent, pra nuk ka prova sikundër pretendon prokuroria. Pyetja ime është; nëse procesi është inekzistent, nga mendoni se vjen ky sulm ndaj jush?

Tahiri: Nuk është momenti im të merrem me këtë gjë, tani është momenti t’i shkoj të vërtetës sime deri në fund. Për të gjetur pastaj se kush është frymëzimi për të mbërritur deri këtu do kemi kohë boll.