Transmetuar më 19-04-2018, 23:36

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Drisht në Postribë të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme dhe sipas policisë bëhet fjalë për një konflikt familjar.

Dy kushërinj të parë dyshohet se kanë debatuar me njëri tjetrin dhe njëri prej tyre ka marrë çiften në banesën e tij dhe ka qëlluar në ajër duke alarmuar banorët dhe policinë.

Efektivët kane sekuestruar armën çifte gjahu dhe kanë shoqëruar dy kushërinjtë për të dhënë sqarime mbi konfliktin mes tyre.

Vijon puna për sqarimin e këtij konflikti./a.k/noa.al/