Transmetuar më 20-04-2018, 20:13

Ndahet nga jeta një emër i madh i muzikës botërore. DJ i famshëm suedez Avicii, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

Konfirmimi ka ardhur edhe nga përfaqësuesit dhe familjarët e artistit të njohur.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë humbjen e Tim Bergling, i njohur po ashtu si Avicii. Ai u gjet i vdekur në Muscat të Omanit mesditën e së premtes së 20 prillit”, thuhet në komunikatën e shpërndarë për mediat.

Më tej në deklaratë theksohet se familja kërkon të respektohet privatësia.

“Familja është e rrënuar dhe kërkojmë nga të gjithë që ta respektoni nevojën e tyre për privatësi në këtë kohë të vësthirë. Asnjë deklaratë më tepër nuk do të jepet”, vijon deklarata.

Avicii kishte shfaqur probleme të rënda shëndetësore prej vitit 2016. Ai ishte tërhequr nga një performancë LIVE. Avicii vuante nga pankreatitis akut që vinte si pasojë e abuzimit me alkoolin.

Avicii ishte bërë i famshëm në moshtë të re me hite si “Levels, pastaj me “Wake Me Up” në bashkëpunim me Aloe Blacc./a.m./noa.al/