Transmetuar më 22-04-2018, 13:20

Ndarja e parakohshme nga jeta e DJ të famshëm suedez Avicii, ka tronditur të gjithë fansat e tij në mbarë botën. Tim Bergling ndërroi jetë papritur para dy ditësh, në rrethana ende të paqarta.

Familjarët e tij nuk kanë dhënë detaje rreth shkaqeve të vdekjes së DJ-të. Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur botërorë që kanë shkruar për ndarjen nga jeta të DJ. Një mesazh të ndjerë ka shkruar edhe ish e dashura e DJ suedez, Emily Goldberg.

Ata kanë përjetuar një histori 2-vjeçare, dhe Emily tani po ndjen një dhimbje të madhe për ndarjen nga jeta të Avicii-t.

“Eja zemër, mos hiq dorë nga ne, më zgjidh mua dhe unë do të të tregoj dashurinë’. Ky është një nga tekstet e këngëve që Tim shkroi për mua. Do të doja t’i kisha jetuar deri në fund. Gjatë dy viteve që kemi qenë bashkë, ai ishte shoku im më i afërt dhe shoku im më i mirë.

Tani nuk mund ta shikoj Bear (qenin) pa e ditur se nuk do ta shoh më fytyrën e tij. Unë ende po mbledh veten dhe ju falënderoj për të gjitha fjalët dhe mesazhet tuaja të mira. Më zgjoni kur të ketë mbaruar gjithçka, pasi nuk dua që të jetë e vërtetë”, ka shkruar  Emily.