Transmetuar më 23-04-2018, 15:44

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime në zonat Perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në zonat Lindore të vendit.

Pasditja fuqizon vranësirat në territor duke sjellë shira të përkohshëm në ekstremet Veri- Verilindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë më një rritje të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante.

Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe për pasojë në brigjet detare vijon dallgëzimi 2 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e Europës paraqitet në ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë të pranishme.

Përjashtim bën Mesdheu dhe Europa Juglindore të cilat vijojnë në kushtet e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta./b.l/noa.al/