Transmetuar më 23-04-2018, 19:18

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në zonën e Brrylit në Tiranë gjatë pasdites ku raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime.

Disa persona janë konfliktuar verbalisht mes tyre dhe më pas debati ka degraduar në përplasje të dhunshme me grushte.

NOA mësoi se në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë, të afërm të personave emrat e të cilëve nuk bëhen me dije.

Raportohet se dy prej shtetasvee të përfhsirë në konflikt kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ngjarja ka përhapur panik në zonë ndërkohë një dëshmitar në vendngjarje deklaroi për NOA se në konflikt janë përfshirë edhe gratë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërkohë pritet shoqërimi i perosnave pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital./a.m./noa.al/