Transmetuar më 24-04-2018, 13:42

Një person është gjetur pa shenja jete në një makinë në rrugën Gjakovë-Goden në Kosovë.

Policia tha se në orën 07:50 të mëngjesit të kësaj të marte, stacioni policor Gjakovë, është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit, është gjetur një makinë me një person që dyshohet të jetë i vdekur.

Viktima u konstatua i vrarë me plumb në kokë, ku paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.

Mësohet se bëhet fjalë për Art Kurtin, kryetar i të Rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i njohur edhe si “Gjakovari” në serialin “O sa mirë”.

Kurti më parë ka qenë edhe ish-kameraman i “Tribuna Media Grup”.

Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së tij, ndërkohë që policia po heton për të zbuluar më shumë mbi rastin. /a.y/noa.al