Transmetuar më 24-04-2018, 14:55

Tiranë, NOA.al- Vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të shpeshta në Veri dhe pjesërisht në Qendër. Pasditja vijon kryesisht e kthjellët në zonat Perëndimore por Veriu dhe zonat Lindore do të kenë vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes ndërsa mesdita ruan vlera konstante në territor por me një rritje të lehtë në zonat Qendrore.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët.

Europa

Vijojnë shirat e përkohshëm në Europën Perëndimore Por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët, do të ketë Verilindja e Europës. Ndërsa kthjellimet dominojnë Juglindjen dhe pjesërisht rajonin Mesdhetar. /a.y/noa.al