Transmetuar më 25-04-2018, 12:12

Një fëmijë i mitur, është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë, për shkak se ishte qortuar nga mësuesja.

Bëhet fjalë për një nxënës 13-vjeçar të shkollës “Bekim Sylka”, në komunën e Rahovecit, Kosovë, i cili ndodhet në gjendje kritike.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur këtë të hënë, pasi mësuesja i kishte gjetur të miturit një shishe me nargjile në klasë.

Për rrjedhojë, i kishte kërkuar që të sillte prindërit në shkollë. Por në gjendje të rënduar psikologjike pasi mësuesja e kishte dërguar në shtëpi, ai është hedhur nga ballkoni i shtëpisë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ndodhet në spitalin e Prizrenit në gjendje kritike.

Lidhur me këtë rast, policia po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al