Transmetuar më 25-04-2018, 14:53

Një djalë i mitur në Librazhd ka bërë vepra të turpshme, me një djalë më të vogël në moshë.

Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë, ku nën akuzë është vënë një djalë 14-vjeçar.

E.R., 14 vjeç akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj 10-vjeçarit D.D.

Mësohet se adoleshenti me djalin mitur janë djem lagjeje dhe se gjithçka ka ndodhur, teksa ata kanë qenë duke lozur.

Noa.al mëson se E.R., e ka mënjanuar 14-vjeçarin, ku më tej ka zbuluar pjesët e tij intime dhe ka kërkuar që ta prekte.

I mituri pasi ka shpëtuar nga adoleshenti, u ka treguar gjithçka prindërve duke bërë denoncim në polici. Por detajet e ngjarjes janë të rezervuara, për shkak të natyrës delikate të çështjes.

Kjo bëri që ndaj 14-vjeçarit, materialet ti referohen Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Neni 108 – Vepra të turpshme

Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. /a.y/noa.al

Foto ilustruese