Transmetuar më 28-04-2018, 13:35

Kthjellime dhe alternime vranësirash do të ketë në të gjithë territorin shqiptar. Pasditja i bën vranësirat më të dukshme, kryesisht në ekstremet Veri- Jugperëndim ku priten shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera termike thuajse konstante duke variuar nga 8 në 32°C.

Era do vijojë të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa

Shira të herë pas hershëm mbeten prezent në Europën Veriore dhe pjesërisht në Qendër. Me vranësira të dendura dhe shira të izoluara do të jetë Europa Perëndimore.

Ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të Europës; kryesisht Juglindjen e saj./b.l/noa.al/