Transmetuar më 30-04-2018, 14:11

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim të posaçëm mesditën e sotme, patriarkun rus Kirill. Ky takim vjen në kuadër të vizitës tre ditore në Tiranë të patriarkut rus.

Në fjalën e tij Rama tha se vizita e Kirill, vjen në kuadër të 110-vjetorit të kishës autoqefale, duke kujtuar se themeluesi i saj Fan Noli, është shuguruar nga një rus.

Nga ana e tij patriarku rus u shpreh i impresionuar nga arritjet e shënuara në Tiranë.

Ai përgëzoi Ramën për ndryshimet e pësuara në kryeqytet si kryebashkiak dhe më tej si Kryeministër.

Madje ai foli më tej edhe për ndryshime të mëdha, duke thënë se “Një punë e jashtëzakonshme është bërë në Tiranë. I thashë edhe Kryepeshkopit Anastas, që Tirana ka ndryshuar shumë, tani është vërtet shumë qytet i bukur. Merita është e madhe dhe shkon për ju si ish-kreu i Bashkisë Tiranë. Është fat i Tiranës, që ky qytet është drejtuar nga një njeri i artit. Ju si artist e dini mirë që çështjet estetike luajnë rol të madh te njeriu. Estetike është edhe çështja e harmonisë”.

Ai u ndal në rëndësinë e punës së mirë të njerëzve të kulturës dhe njerëzve të kishës. /a.y/noa.al