Transmetuar më 30-04-2018, 21:32

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person me inicialet D.M., ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, pas një sulmi fizik ndaj tij.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pas rrahjes së rëndë.

I ndjeri ishte sulmuar dy javë më parë nga disa persona me të kaluar kriminale, ku dhe kishte pësuar lëndime të rënda.

Lajmin për vdekjen e tij është konfirmuar nga mediat vendase nga burime zyrtare policore./a.k/noa.al/