Transmetuar më 01-05-2018, 21:23

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, gratë kanë më shumë gjasë që të martohen me meshkujt të cilën kanë një shtrëngim duarsh më të fortë.

Sipas shkencëtarëve sa më e fuqishme që është përshëndetja e meshkujve, ata kanë më shumë gjasë për martesë.

Megjithatë e njëjta lidhje nuk është pare tek gratë, kjo sipas studiuesve në Universitetin Columbia.

Shtrëngimi i fuqishëm i duarve më parë është lidhur edhe me shëndetin, kështu duke treguar gjasat më të vogla për sulm në zemër.

Ndërsa studimi i lartpërmendur, në të cilin janë analizuar te dhëna nga më shumë se 5,000 të rritur, ka bërë për herë të parë lidhjen në mes të shtrëngimit të duarve dhe martesës.